| 


| Njëri nga politika një ditë më pyeti, se ç´dallim kemi ne letrarët nga ata?!!, kur të dy palët, artistë jemi, më tha.
Më kishte ardhë në gushë, e më zuri ngusht.
Ah, -thash, miku im! Ju kështu mendoni, por ne i qajmë ato që ju i shkaktoni!
Po pse, tha prapë ai, ju n´mes veti lajkat, biseda i keni? Kur ne zihemi, ju përqeshni!
Po, thash. Ato lajka lehtësojnë plagët që ju i hapni, e me mendjen tuaj, fare s´mund ti matni.
Dhe, pasoi qeshja cinike, e matur, për mua dhe një goditje, n´plagën e hapur!
Nga nostalgjia, Atdheu qeshi me lotët e mi. Ah, ëndërr trishtuese e zgjimit, n´agoni!
Mentor Thaqi VS., 09.02.2010
| | |

| Na thanë: ju n´Mërgatë, krejt jeni rrokatë, më as për ispatë, nuk vleni n´Gjykatë!
Demek, dëshmitar, askush s´mund të jetë, në qoftë mërgimtarë, me mbi pesë vjet n´Gyrbet!
Po s´kanë faj të shkretët, fajin e kemë vetë, e kaluam jetën, kurrë tuj marrë, veç jepë.
Kur thëmi mendimin, po bëkam gabimin! - Mos na qitni fall, ju jeni veç hamallë!
Për besë kanë pak t´drejt, jo nuk janë tuj rrejtë, nervat na kanë l´shu, tepër kem çëndru!
Kënd, sot tuj na pri, në Kosovë e kemi, motra e vëllëzër t´mi, tepër mirë ne jemi!
Mentor Thaqi VS., 20.01.2010 | | | | |


| Një ditë Devja plakë, donte me n´drru jetë, shtriu qafën e gjatë, ra në tokë të shkretë.
Mori vesh pronari, ra në gjunjë pranë saj, ja kërkoi hallallin, dhe u shkrehë në vajë.
- Të kam mundu tepër, rëndë të kam ngarku, mikja ime e vjetër, hallall t´ma bësh mu!
- Po, tha Devja plakë, tuj i folë ngadalë, zemra e djegur flakë, mundimin ta falë.
- Një, s´ta fali ty, i thotë Devja pronarit, kur e qite me pri, para meje gomarin!
Mentor Thaqi VS., 20.01.2010 | | |


| E bardhë si bora, tha plaku,
po të ishte ç`do gjë,
nuk do të shihnim të zeza,
në këtë botë kurrë më!.
Bajram Osmani |
© by Dardania e.V.
Krijimet tuaja mund ti dergoni në E-mail adresat: info@dardania-rv.de ose në bajram.osmani@dardania-rv.de . Redaksia do ti shqyrtoj me kujdes dhe do të vendos për publikimin.
Me respekt - Ekipi realizues
Diese Seite befindet sich noch im Aufbau
Im Moment bereiten wir die Inhalte für diesen Bereich vor. Um Sie auf gewohntem Niveau informieren zu können, werden wir noch ein wenig Zeit benötigen. Bitte schauen Sie daher bei einem späteren Besuch noch einmal auf dieser Seite vorbei. Vielen Dank für Ihr Interesse!
01022010
| |