Home
Lajme
Aktivitetet
Service
Muzike
Motive nga Kosova
Per ne / Impressum
 Linke Interesante
PAVARESIA
Pro Art
 






 Tre ranë, me mijëra ngritën                                                             
                          
 Vërshimet në Shkodër   


Shoqata kulturore shqiptare " Bardhosh Gërvalla " në qytetin Ludwigsburg, sikurse janarëve tjera, edhe kësaj radhe ishte nikoqire e manifestimeve kombëtare. Së bashku me anëtarësinë e klubit futbollistik "Drita", Unionin artistik dhe një numër të shoqatave kulturore shqiptare në Baden-Württemberg, me datën 15 janar, organizuan së pari Akademinë përkujtimore, kushtuar vëllezërve: Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, më pastaj edhe një koncert humanitarë, në përkrahje të banorëve të Shkodrës të cilët edhe këtë vit po përballen me vërshimet dhe katastrofën natyrore.

Rreth orës 13:00 te, këshilli organizativ së bashku me bashkëveprimtarët e dëshmorëve dhe përfaqësues të disa shoqatave kulturore vendosen lule të freskëta dhe bënë homazhe në vend ngjarjen, në Untergruppenbach afër qytetit Heilbronn, kur në pabesi u vranë dëshmorët.

Në mbrëmje, nderuan figurën e martirëve, përfaqësuesi i Konsullatës së Kosovës, shumë bashkatdhetarë, bashkëveprimtarët e çështjes kombëtare, këngëtarët dhe artistët, të bashkuar rreth flamujve, me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror.

Bashkatdhetarë të nderuar, përfaqësues të shoqatave kulturore, vëllezër dhe motra në emër të Konsullatës së Kosovës për republikat: Baden-Württemberg dhe Bavari, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë Akademi përkujtimore për vëllezërit, Jusuf, Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, Konsulli i Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart, z. Faket Kajtazi.

Z. Afrim Sylejmani, përshëndeti të pranishmit, dhe ftoi bashkëveprimtarët të evokojnë kujtime për ata që me punën vizionare dhe gjakun e tyre shkruan historinë tonë.

Evokuan kujtime për veprimtarinë e tyre me martirët e kombit, zotrinjët: Faridin Tafallari, Ibrahim Ukëhagja dhe Xhafer Leci.

"I përgëzoi të pranishmit dhe organizatorët e Shoqatës “Bardhosh Gërvalla”, për punën shumë të mirë. "Ndjehem mirë që edhe sonte jam bashkë me disa shokë të viteve të 1980-ta, duke dalluar Nami Ramadanin nga Tetova si shumë të merituar në organizimet dhe pjesëmarrjen në demonstrata si dhe për ceremonitë mortore të dëshmorëve të kombit.

Kujtoi se populli ynë së bashku me mërgimtarët e saj njohin dhe ndjejnë në shpirtin e tyre heronjtë. Disa prej tyre, si: heroin e gjallë, Rasim Zeneli i plagosur në vitin 1981, që edhe sot lëvizë me kërrigë invalidi, dëshmorët e vrarë nga dora e ligë e UDB-ës, si Vehbi Ibrahimi 1981, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka 1982, si dhe  Enver Hadri 1990-të, ishin dhe mbetën pjesë dhe gjurmë e pashlyeshme e zemrës shqiptare. Duke i përkujtuar heronjtë martir të kombit, kujtojmë edhe veprimtarët tjerë, heronjtë e gjallë, që nuk kursyen jetën e tyre për të ardhmen e Kosovës",- përfundoj z. Leci.

Në sallën e kulturës, mbrëmja vazhdoi me koncertin humanitarë. Të pranishmit përcjellën  përmes projektorit, filmin dokumentar për bukuritë e natyrës shkodrane para dhe pas vërshimeve të fundit.

Moderatorët: Afërdita Shkreli dhe Can Tahiri, mes tjerash theksuan: në disa pjesë të Shkodrës vërshimet kanë paralizuar jetën e vëllezërve dhe motrave tona. Barkat lundruese janë të vetmet mjete lëvizëse. Të mirat materiale të nevojshme për një jetë normale, mungojnë. Sipas njoftimeve më të fundit, është përmbytur një sipërfaqe toke, afërsisht 10 mijë hektarë, më shumë se 2000 shtëpi, ndërsa janë evokuar rreth 5 mijë banorë.

Edhe nikoqirët, përfaqësuesit e shoqatës kulturore "Bardhosh Gërvalla" dhe ata të klubit futbollistik "Drita", përgëzuan të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me prezencën e tyre, këtu nga mërgimi, do të provojnë të lehtësojnë sado pak vështirësitë e banorëve të Shkodrës.

Zotërinjët: Regjep Dakaj, Marash Gojani dhe Sheremet Pantina u emëruan dhe udhëhoqën me sukses komisionin për grumbullimin e mjeteve financiare, dedikuar zonës së përmbytur.

Moderatorët e lartshënuar, disa herë lexuan listën me emrat dhe shumën e mjeteve të grumbulluara nga biletat hyrëse, kuzhina dhe donatorët tjerë.

Akademinë përkujtimore dhe koncertin humanitar, me një program të pasur artistik e ndihmuan: Rrustem Selca, Antigona Bajrami, Arta Osmani, Xhevat Mehmeti, Lulzim Toverlani, Mehdi Gjocaj, Bujar Osaj, Kreshnik Ibrahimi, Lasgushi, Moleri, grupi i valltareve "Iliria" nga Heidelberg-u, me z.Ylberije Radi në krye.

Në emër të këshillit organizativ, z. Afrim Sylejmani, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën dhe përkrahjen në organizimin e kësaj mbrëmje, posaçërisht z. Mustafë Ibrahimaj, Shoqatat “Dardania” nga Ravensburg-u, në krye me z. Bajram Osmani dhe Shoqatën “Kastrioti” nga Leutkirch-i, ne krye me Ismajl Gashin, që grumbulluan për këtë qëllim rreth 2800 € ,"Janë grumbulluar këtu mjete financiare për banorët e Shkodrës, që i afrohen shumës prej rreth 4.000 euro. Këto dhe mjetet që do të grumbullohen, do t'i dërgoi këshilli i lartpërmendur së shpejti nevojtarëve në Shkodër, vazhdoi ai.

Një falënderim të veçantë nikoqiri ju drejtoi edhe gazetave tona kombëtare: Bota Sot dhe Zëri Ditor, pastaj faqeve të internetit: Zemra Shqiptare, Albemigrant, si dhe Web-faqet: Hakif.de, “Dardania” nga Ravensburg- u (www.dardania-rv.de ) si dhe Qendrën shqiptare për Kulturë dhe Integrim nga Kreuzlingen-i (QSHKI-AKIZ), për informimin dhe sensibilizimin e opinionit shqiptar për këtë mbrëmje.

Xhevat Muqaku/ B. Osmani                                                                                        
                                                                                                                                     



Me 15 Janar 2011 në Ludwigsburg/ Neckarweihingen 
Gemenderhalle Carl Diem Str. 26
71642 Ludwigsburg

Akademia përkujtimore mbahet prej orës 18:00 - 20:00 h 
Koncerti Humanitar fillon nga ora 20: 00 - 01: 00 h 

Jeni të mirëseardhur!!!



Xhevat Muqaku
                                                                                                                                                                                                                                          

                                                          

                                                               


























 Albana Nocaj (Vice MISS Gjermani - 2010) festoi së bashku në Singen


Dita e pavarësisë, 17.02.2010 filloi ashtu siç edhe e kisha paramenduar më parë, me pak befasi të këndshme që e bëjnë ketë festë madhështore.
Urime dy vjetori i pavarësisë së Kosovës! Në këtë ditë të shënuar të gjithë shqiptarët festojnë, gëzojnë të lirë dhe te sigurt. Dëshmorët e paguan me gjakun e tyre këtë liri që ne sot po  e gëzojmë. Kujtimi për ata është i përjetshëm, kujdesi dhe respekti për familjet e tyre i përhershëm. Uroj që vitin e ardhshëm këtë ditë të madhe ta presim brenda OKB-ës. Këto dhe urime tjera te përzemërta erdhën nga familja dhe rrethi i miqve në të gjitha trojet shqiptare dhe në Diasporë.

Në mbrëmje të bashkuar sikurse në ditën e shpalljes së pavarësisë më 2008 festuan bashkatdhetarët në Singen me familjet e tyre siç ishte edhe e paralajmëruar
në gazetat tona kombëtare në restorantin Süd-stern. Kishin ardhur edhe miqtë që përfaqësoni shoqatën Iliria nga Heidelbergu dhe Pforzheimi por edhe individ dhe familje nga Wangeni,Tettnangu, Kressbroni, Stockachu, Konstanca, Radolfzelli, nga Diessenhoffeni i Zvicrës, me nje fjalë ishin të pranishëm në këtë mbrëmje
festive bashkatdhetarët nga të gjitha viset shqiptare.

Hymni kombëtar dhe ai i Kosovës i paraprijnë zotëriut Hasan Hajdari - kryetar i shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia që të ju drejtohet të pranishmëve me urimet më të përzemërta për ketë ditë të madhe e të shtrenjtë.

Këshilli organizativ kishte paraparë për veprimtarët e dalluar: zotrinjët Sheremet Pantina, Hasan Qyqalla, Can Tahiri, Ymer Gashi dhe Lirim Rraci pas një fjale të shkurtër rasti, mirënjohje për kontributet e tyre dhe bashkëpunimin me shoqatën Rinia. Mirënjohjen Klubit shqiptar Kosova në Singen, për veprimtarinë dhe
afirmimin e vlerave kulturore në Diasporë e pranoi zotëriu Idriz Hajdari.

Nga të sipërpërmendurit dhe zonja Fatime Demiri dolën mirë të artikuluara e vërteta se Kosova e përvuajtur, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen nyja bosht që lidhë dëshirat dhe kërkesat për një sovranitet të mirëfillta të rrethuara me simbolet e kohës tonë si Nënë Tereza, Adem Demaqi, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari me UCK - në.

Vallja e pavarësisë e prezantuar nga aktorja e re Shkurte Terziqi ndërsa e luajtur nga grupi i valleve, shënoi fillimin e programit artistik të cilin së bashku e
përgatiten shoqata për kulturë dhe Integrim Rinia, me zotrinjet Muhamet Misini- pronar i Restorantit te madh Südstern, Rrustem Selca koreograf dhe mjeshtër
Baleti, Lukë Froku- Kameraman dhe fotograf profesionist, Lirim Rraci - këngëtar si dhe Instrumentisti i njohur Sami Haliti.

Një befasi por edhe surprizë e këndshme për të gjithë ishte paraqitja e zonjushës Albana Nocaj e cila ne vallen e nuses sonte e rrethuar me selvitë tjera nuk u
vërejt fare derisa shpërtheu e patrembur dhe e sigurt para vëllezërve, motrave dhe familjeve shqiptare në këtë mbrëmje festive.
Të pranishmit në sallën e stolisur bukur me flamujt dhe fytyrat kombëtare së pari frymuan thellë, fshinë sytë dhe lotët që rrodhen pa i vërejt fare, dhe kujtuan porosinë që të përcillej me vëmendje vallja e posaçërisht fundi i sajë, thënë para fillimit të kësaj valleje.
Ajo uroi festen e pavarësisë bashkatdhetarëve kudo që janë, dhe tha se ndjehet shumë e gëzuar që pikërisht sonte me familjet dhe Rininë e gjakut tim festojmë të bashkuar.
Miss Baden Württenbergu 2010 dhe së fundi vice Miss Gjermania 2010 ishte tërë mbrëmjen me kostumin e sajë të fitueses së kurorës së bukurie dhe me
kostumin kombëtar edhe ne bisedé, edhe ne valle, edhe në fotografi por edhe ne shpërndarjen e autogrameve së bashku me bashkatdhetarët e sajë në sallë.

Poezitë e recituara nga Anita Demiri, Shuajb Salihu dhe Marash Gojani përcjellnin porosinë se shkolla shqipe me traditën dhe historinë janë udhërrëfyesit më të
mirë dhe shpirti i ynë pret ditë edhe më të mira atëherë kur ëndrra realizohet. 
 
Mbrëmja festive vazhdoi deri pas mesnate me kënge patriotike nga raportuari i mirënjohur i Lirim Rracit, si dhe këngët për të rinjet që u pëlqyen dhe u interpretuan nga Iliri dhe Gojarti i cili së bashku me Fatlinden dhe Gramozin festuan me familjet e tyre dhe të pranishmit tjerë të bashkuar në këngë dhe valle Pavarësinë, Bukurinë me kurorën e sajë dhe Datëlindjet e tyre.

Në ndarje shumë bashkatdhetarë, por edhe studentet Linda Berisha dhe Shpresa Gashi deklaruan se përjetuan persëafërmi atdheun e tyre, ndërsa zotëriu Karl Menges nga Singeni nder tjerash foli: Festat tuaja kombëtare, por edhe tradita, kultura dhe qëndrimi i juaj afër njeri tjetrit më pëlqejnë shumë. Shqiptarët janë një popull fisnik.

                                                                                                                                                                                                                                            



















                                                     
  Albana në valle                                                                                                                                 




Albana Nocaj - Vice MISS Gjermani me Anne Julia Hagen (MISS Gjermani 2010) dhe Reingard Hagemann (vendi i trete) 

 
Në Europa- Park pikërisht në Rust afër Freiburgut u zgjodh të shtunën (13.02.2010) në mbrëmje "Miss Gjermania 2010". Në sallën e madhe të mbushur plot me mysafir më eminent dhe në një atmosferë impozante u prezantuan 22 vajza të reja nga të gjitha landet gjermane prej moshës 16 deri 24 vjeçare, secila më e mirë se tjetra.
Në Këtë qytezë kjo garë u organizua për herë të tetë, ndërsa ditëve të fundit ishte kjo njëra prej temave që dominoi mediat e shkruara dhe ato elektronike në Gjermani ku interesimi i të rejave për një karrierë të këtij lloji ishte i madh.
Edhe kësaj here ashtu siç edhe kemi pritur Albana Nocaj me vendbanim në Tettnang afër liqenit Bodensee ishte e pranishme në këtë manifestim- eveniment të bukurisë dhe u prezantua me shumë sukses.
Juria në mesin e të cilëve ishin Dieter Thomas Heck - moderator i njohur, Rudi Assauer - ish menagjer i futbollit, Gjovani Elber - ish futbollist, kirurgu Dr. Werner Mang, këngëtari Ros Antoni etj. kishin detyrë aspak të lehtë.
Në një konkurrencë të fortë, Miss Gjermania për vitin 2010 u shpall studentja nga Berlini Anne Julia Hagen, vendi i dytë i takoi bukuroshes nga Baden Württembergu Albana Nocaj ndërsa në vendin e tretë u radhit e reja Reingard Hagemann nga landi Mecklenburg-Vorpommern.
Dorëzimi i kurorës për më të Bukuren dhe urimet për përcjellëset e saj ishin rezervuar për ish Miss Gjermania 2009 Doris Schmidt.Këtë manifestim e moderoi zonja Ines Kuba po ashtu ish Miss Gjermania dhe moderatori i njohur Aleksander Mazza.
Studentja kosovare në Universitetin e Konstanzes dhe familja e saj ishin të lumtur për suksesin e arritur, ndërsa për këtë nuk mungoi puna dhe përkrahja e të gjithëve. Me këtë rast babai i Albanës deklaroi se suksesin e bijës time nuk do ta ndalojmë vetëm në shtëpinë tonë, ky është edhe sukses i Dujakes, Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë.
Në kohën kur e zhvilluam këtë bisedë Albana nuk ishte e pranishme në familje. Sipas të dhënave të prindit ajo pritet të ju kthehet nesër së pari studimeve të saja por dhe termineve që në kalendarin e saj janë shumë.
Shumë punonjës që janë të angazhuar në organizimin e manifestimit Miss Gjermania ishin të mendimit dhe propozuan edhe motrën më të re Mërgime që të ndjek rrugën e Albanës, hiq më larg se vitin tjetër.
Historiku i zgjedhjeve të Bukuroshes në Gjermani daton që nga viti 1927, dhe që atëherë vajzat e reja debutojnë dhe marrin pjesë së pari në landet e tyre, ku më e mira pastaj është e pranishme në finale siç ishte edhe kjo e fundit.
Në fund urime Albanës dhe familjes për suksesin e madh ndërsa zotëriun Hisen Nocaj e falënderojmë për kohen, bisedën e zhvilluar.

  Albana Nocaj në Europa Park - Rust (13.02.2010)


FTESË
                                                    
Bashkatdhetarë të nderuar,
me anë të kësaj ftese ju ftojmë që të merrni pjesë në mbrëmjen festive kushtuar dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku njëkohësisht do ti përkujtojmë edhe dëshmorët e rënë për liri.
Shoqata për kulturë dhe integrim RINIA edhe kësaj radhe në bashkëpunim me udhëheqësin e Restorantit "Südstern" zotëriun Muhamet Misini, mjeshtrin e Baletit: zotëriun Rrustem Selca, me grupin e vallëzimit, me këngëtarin e njohur, zotëriun Lirim Rraci edhe me ndonjë befasi të këndshme të rastit kanë përgatitur një program kulturoro-artistik me këngë dhe valle nga trevat mbarëkombëtare.

Oborri i Restorantit ka vend të mjaftueshëm për parkimin e veturave ndërsa salla e Restorantit ka kapacitetin prej 300 ulëseve. Kuzhina ku do të jenë të pajisur me  ushqimet tona tradicionale dhe me çmimet e volitshme që mundëson një mbrëmje festive dhe atmosferë të mirë familjare. Kjo atmosferë për bashkatdhetarët e Singenit me rrethinë është tradicionale dhe mirë e njohur.
Bileta për këtë mbrëmje festive për të rriturit mbi moshën 16 vjeçare do të kushtoi vetëm 5,-€. 
Pjesëmarrja juaj do ta bënte edhe më të begatshme këtë mbrëmje festive e cila do të organizohet ditën e mërkure, me datë 17 shkurt 2010 dhe fillon në ora 18.00 të.

Adresa:
Restoranti "Südstern",
Steisslingenerstrasse 57,
78224 në Singen.


Këshilli organizativ i shoqatës për kulturë dhe integrim "Rinia" në Singen në përbërje: Hasan Hajdari, Marash Gojani, Muhamet Misini me anëtarësi e sajë ju mirëpresin. 

Tel.: 0049/15784485848 dhe 0041/762637973

Singen 08.02.2010

Shumë përshëndetje nga Xhevat Muqaku

 Grupi i valleve "RINIA" Singen


 



Vërshimet në Shkodër

Shtabi i emergjencës në diasporë për ndihmë zonave të përmbytura ne veriun e Shqipërisë dhe në Ulqin, organizoi me datë 17.01.2010 një takim në Ludwigsburg. Të pranishme ishin këshillat që veprojnë në qytetet: Stuttgart, Pforzheim, Singen, Ravensburg dhe Ludwigsurg dhe me ketë rast u informuan për punën që është bërë deri më tani në sensibilizimin dhe informimin e bashkatdhetarëve dhe opinionit Gjerman.

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë, kudo që jetojnë në diasporë, se, në shenjë solidarizimi me familjet shqiptare në zonat e përmbytjeve në Shqipëri dhe në Ulqin, për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve në gjendjen e jashtëzakonshme që po përjetojnë, ka filluar mbledhja e gjërave materiale, dhe është hapur edhe xhirollogaritë dhe për ata që dëshirojnë që të ndihmojnë popullatën e atjeshme financiarisht.
 
Bashkatdhetarët në Fletëpagesat e tyre duhet të shënojnë:

Shoqata Humanitare Iliria

Kontonumri: 13419184
Numri i Bankës (BLZ): 66690000
Instituti Kreditor (Kreditinstitut): Volksbank Pforzheim
Qëllimi i pagesës (Verwendungszweck):Ndihmë Humanitare për Shkodrën (Humanitäre Hilfe für Shkodra)

ose

Shoqata Kulturore Shqiptare Dardania e.V

Kontonumri: 101069524
Numri i Bankes (BLZ): 65050110
Instituti Kreditor (Kreditinstitut): Kreissparkasse Ravensburg
Qëllimi i pagesës (Verwendungszweck):Ndihmë Humanitare për Shkodrën (Humanitäre Hilfe für Shkodra)

Sipas Can Tahirit, çdo veprim, çdo ndihmë do të jetë transparente dhe do të prezantohet me korrektësi në mediat e shkruara dhe në prezencën e kamerave. Lusim të gjithë shqiptarët në diasporë të kontaktojnë me shokët dhe miqtë e tyre gjermanë apo të nacionaliteteve të tjera si dhe me organizatat si: Kryqi i kuq , Caritasi, Diakonitë, Kishat, Xhamitë dhe firmat e ndryshme për një kontribut të përbashkët në ketë gjendje té jashtëzakonshme. Është i mirëseardhur çdo bashkëpunim dhe çdo veprim në të mirë të këtij aksioni.

Zotëriu Baki Mustafa me bashkëpunëtoret e tij informuan Shtabin se në Depon e bashkësisë Islame në Stuttgard ka filluar grumbullimi i gjërave materiale. Së shpejti do të organizohet edhe transporti i këtyre gjërave dhe atyre që mblidhen edhe ne qytet tjera te cilat do të dërgohen tek banoret ne rrethet e Shkodrës dhe Ulqinit.

Edhe shoqata për kulturë dhe integrim Rinia nga Singeni, së bashku me Degën e Fondacionit "Nermin Vlora- Falaski" dhe Shoqatën Dardania nga Ravensburgu e përkrahin fuqishëm ketë aksion dhe po ashtu kanë filluar mbledhjen e gjërave materiale, ndërsa me publikimin e Xhirollogarive shpresojnë se do të derdhen edhe mjete financiare për ndihmë familjeve qe përjetuan përmbytjet. Interesimi i bashkatdhetarëve është i madh, informuan shtabin e emergjencës Marash Gojani dhe Nadire Hakaj. Bashkatdhetarët e interesuar luten te klikojnë ne Web-faqen e Shoqatës Dardania në ketë adresë: www.dardania-rv.de , përkatësisht në faqen Aktivitetet  http://www.dardania-rv.de/9308.html  ku mund të informohen për rrjedhën e këtij aksioni dhe më gjerë.

Zotëriu Afrim Sylejmani po ashtu informoi te pranishmit ne ketë mbledhje informative se edhe Shoqata Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu eshte angazhuar ne ketë aksion dhe mbështet Shtabin e  emergjencës në nivel të Gjermanisë.

Për informim më të mirë, bashkatdhetarët tanë mundë të thërrasin edhe në telefonat e Shtabit të emergjencës dhe këshillave e tij: 0049-17685044061, 0049-1774205089, 0049-15115340974, 0049-1797414456, 0049-1731573504, 0049-1713717946, 0049-17336718030 dhe 0049 1791216035
 
Këshilli Organizativ.




Shoqata Humanitare Iliria 

Volksbank Pforzheim

KN. 13419184
BLZ. 66690000

Me destinacion: Ndihmë Humanitare për Shkodrën -
                        Humanitäre Hilfe für Shkodra

ose

Shoqata Kulturore Shqiptare Dardania e.V

Kreissparkasse Ravensburg

KN.:  101069524
BLZ.: 65050110

Me destinacion: Ndihmë Humanitare për Shkodrën -                          
                        Humanitäre Hilfe für Shkodra


Kështu duhet plotësuar fletepagesat, ju faleminderit për kontributin tuaj!!!































Shoqata Kulturore Shqiptare Dardania e.V. Ravensburg është përkrahëse e Aksionit, ndihmoni edhe ju!!!. Që tani ju jemi mirënjohës.

Sqarim: Për ndihmat me mbi 200 € ju japim "Spendebescheinigung", ndërsa për ndihmat nën 200 € është e vlefshme Flatepagesa për "Finanzamt" in tuaj.

Ju faleminderit!!!





Ravensburg, 12.01.2010 (DardaNet)

Krahas Shtabit të emergjencës, në Gjermani janë formuar këshillat dhe ato po veprojnë me një shpejtësi, në qytetet: Singen, Stuttgard, Konstancë, Ravensburg në Munih etj.

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë, kudo që jetojnë në diasporë, se në shenjë solidarizimi me familjet shqiptare në zonat e përmbytjeve në Shqipëri,se në nivel të Gjermanisë është formuar një shtab i emergjencës si dhe këshillat e emergjencave në disa qytetet Gjermanisë, për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve në gjendjen e jashtëzakonshme që po përjetojnë.

Këto ditë, disa shoqata dhe shumë veprimtarë shqiptarë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në ketë drejtim, prandaj u formuan këto këshilla me kërkesën e shumë veprimtarëve tanë. Çdo informacion për mënyrat e organizimit do të merret nga shtabi, këtu në Gjermani, prandaj ftojmë të gjitha shoqatat dhe çdo shqiptar të solidarizohen me ketë nismë,që si gjithmonë, të kontribuojmë në ndihmë familjeve në zonat e përmbytura.

Çdo veprim, çdo ndihmë do të jetë transparente dhe do të prezantohet me korrektësi në mediat e shkruara dhe në prezencën e kamerave.

Lusim të gjithë shqiptarët në diasporë të kontaktojnë me shokët dhe miqtë e tyre gjermanë apo të nacionaliteteve të tjera si dhe me organizata si Kryqin e kuq, Karitas, diakonitë, kishat, xhamitë dhe firmat e ndryshme për një kontribut të përbashkët në ketë gjendje të jashtëzakonshme.

Është i mirëseardhur çdo bashkëpunim dhe çdo veprim në të mirë të këtij aksioni. Brenda dy ditëve do të hapen dhe numrat e llogarisë, që do të publikohen përmes mediave shqiptare. Në njërin nga televizionet shqiptare do të ketë periodikisht nga një deklaratë për shtyp për gjendjen e krijuar. Ftojmë edhe bashkatdhetarët në shtetet tjera të veprojnë me të njëjtin ritëm dhe të përkrahin ketë iniciativë.

Ju njoftojmë se në Gjermani janë formuar këshillat dhe ata po veprojnë me një shpejtësi si në Singen, Stuttgard, Konstancë, Ravensburg në Munih, etj.

Për informim, telefonat e shtabit të emergjencës: 0049 - (0) 17685044061, 0049 - (0) 1774205089, 0049 - (0) 15115340974, 0049- (0) 1797414456, 0049 - (0) 179 121 60 35

Këshilli Organizativ


     DARDA-NET TV  - Kanali i juaj në Internet - Klikoni - DARDA-NET TV 
Në këtë Kanal mund të shiqoni edhe Inserte nga mbrëmja në Singen -  Klikoni


 
 zonja Roza Anagnosti me vallëtarët e  SHKA "Rinia"

 
 
  Së bashku në valle

Të Premten, me datë 18.12.2009 në Singen të Gjermanisë filloi punimet Kongresi i tetë i gruas intelektuale mbarëkombëtare. Nikoqirë ishte Shoqata për kulturë dhe Integrim “Rinia” nën përkujdesjen e ambasadorit të paqes globale zotëriut Can Tahiri. Motrat delegate kishin bërë rreth 35 orë rrugë nga Tirana deri në Singen që të gjenden ne mesin e bashkatdhetarëve, motrave dhe vëllezërve të tyre gyrbetqar. Në autostradën Singen -  Stuttgart pikërisht në vendin e quajtur Stockach aty kah ora 15:00 të pa zbritur nga automjeti, me drita të ndezura dhe sirena që i ngjanin një dasme shqiptare parakaluan Autobusin me targë të Tiranës që e drejtonin Ulesi Hamiti dhe Arben Aga, zotrinjët Hasani, Marashi, Cana dhe artikullshkruesi, që të ju prinin në familjen Hajdari për të ju dëshiruar mirëseardhjen, për t´i marrë ngrykë si dhe për tu çlodhur pak nga rruga e gjatë dhe e mundimshme.

Restoranti “Südstern” dhe salla e tij me zotrëiun Muhamet Misini dhe bashkatdhetarët e shumtë me vendbanim në Singen, qytetet për rreth, por edhe Shoqata për edukimin e fëmijëve parashkollor e qytetit te Singenit me udhëheqësen e saj zonjën Fredi Möhrle, pastaj Shoqata “Dardania” nga Ravensburgu me kryetarin e saj z. Bajram Osmani, “Iliria” nga Heidelbergu me kryetaren e Shoqatës së gruas zonjën Afërdita Gjeladini, SHKA “Drita” nga Kreuzlingeni dhe përfaqësuesit e ansamblit “Vatra” nga Bülachu i Zvicrës me udhëheqësin artistik zotëriun Negjmedin Isufi dhe mjeshtren e valles shqipe zonjën Fatmire Kajtazi, prisnin me padurim takimin me motrat e tyre dhe fillimin e kongresit.

Hapjen e Kongresit pas këndimit te himnit kombëtar e paralajmëroi zotëriu Can Tahiri i cili nder tjerash falënderoi Shoqatën për kulturë dhe integrim “Rinia” për organizimin e këtij Kongresi ndërsa motrat delegate për gatishmërinë që KONGRESI ti filloi punimet e tij në Singen. 

Zotëriu Hasan Hajdari uroi të pranishmeve mirëseardhje dhe fillim të suksesshëm të Kongresit. 

Presidentja e fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, zonja e madhe Zejnepe Luka ne fjalën e rastit përshëndeti të gjithë te pranishmit në sallë, dhe vazhdoi: “Falënderojmë Can Tahirin dhe Shoqatën “Rinia” për pritjen dhe mundësinë që të takojmë motrat dhe vëllezërit tanë dhe që kongresi ti filloi punët në Singen. Që nga themelimi ky Fondacion me kongreset në Vlorë,Tiranë, Prishtinë, Shkup, Kalabri, Stamboll dhe Prizren, tregoi qartë vendosmërinë e gruas intelektuale në hapësirën gjithë shqiptare se DUAM ta ndihmojmë njëra tjetrën! Jemi Gra, dhe është bukur të jesh Grua! Jemi shumë të interesuara që edhe në Gjermani te ndihmojmë krijimin e degës së fondacionit tonë”

Të pranishmeve ju drejtuan edhe përfaqësuesja nga Mali i zi, zonja Shefika Gjoni si dhe përfaqësuesja e gruas shqiptare në Greqi, zonja Qamile Paja. 

Prezantimi i përfaqësueses së gruas nga Çamëria zonjës Afërdita Tahiri dhe Fatime Isufaj ishte shumë i prekshëm dhe emocionues. Ato theksuan se vijmë të flasim për herë të parë ne Kongresin e gruas intelektuale mbarëkombëtare, për dhimbjen e popullit tonë Çam. I gëzohemi shumë pavarësisë së Kosovës dhe shpresojmë shumë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Çamërinë.
Me pastaj zonja Zejnepe Lluka informoi delegatet dhe të pranishmit se Kongresi ngarkoi zonjën Nadire Haklaj për formimin e degës se Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” në qytetin e Singenit dhe se punimet e kongresit do të vazhdojnë ditën e nesërme ne qytetin e Heidelbergut. Ketë e konfirmoi edhe zonja Afërdita Gjeladini kryetare e Shoqatës se gruas shqiptare e këtij qyteti duke ju drejtuar motrave delegate se nuk na pritet të ju takojmë, të punojmë dhe të çmallemi njëkohësisht.

Hijeshinë dhe flakën që përfshiu të gjithë të pranishmit në ketë Manifestim e bënë artistja e madhe, shkodranja Roza Anagnosti me recitimin me shpirt të vargjeve nga “Lahuta e malcisë” dhe një poezi shkruar nga bashkëshorti i saj me temë gurbetin e ithët, si dhe këngëtarja Irina Qirijako me këngët e bukura nga treva e jugut te Shqipërisë.

Gruaja intelektuale se bashku me te gjithë bashkatdhetarët e pranishëm ne sallë ishin të bashkuar, flisnin dhe këndonin me një zë, vallëzonin me një hap të njëjtë, ishin të barabartë edhe me të vegjlit, buzëqeshnin, fotografoheshin dhe nuk hezitonin te shpalosnin gëzimin për ketë mbrëmje që nuk e kishin ëndërruar kurrë dhe ishte realizuar në ditën e përvjetorit të “Rinisë”. Sonte festohej edhe dita e flamurit kombëtar, e cila gjithmonë i gjen shqiptarët të bashkuar.

I erdhi radha edhe programit artistik në skenën e përgatitur me shije nga të rinjtë dhe të rejat e grupit të vallëzimit dhe ekipit të futbollit që veprojnë në kuadër të Shoqatës “Rinia” nën udhëheqjen e koreografit të tyre Rrustem Selca, në fillim me dëgjimin e himnit të Kosovës.

Moderatorët e këtij programi: Shkurte Terziqi dhe Blerta Muqaku i përshëndeten përzemërsisht intelektualet tona qe ishin ne mesin tonë, pastaj ftuan kryesinë, anëtarësinë, sponsoret, koreografin dhe grupin e vallëzimit, te bashkuar të qëndrojnë njeri pran tjetrit, pasi që sukseset e mëdha janë pasqyrë e punës së palodhshme dhe te përbashkët duke e pasur edhe përkrahjen e pa rezervë të familjeve dhe simpatizuesve te tyre qe sa vijnë dhe rriten.

Posaçërisht më të vegjlit përjetuan këndshëm edhe ardhjen e Babadimrit cili vërehej se ishte i moshuar dhe i lodhur, por edhe i habitur nga prania e madhe ne sallë. Ai që në fillim pyeti: O Bobo, jam unë ne vete ose ne ëndërr, jam në Preshevë, Bujanovc apo Medvegjë?
Kjo qe ai shihte me sytë e tij, pra delegatet e kongresit te tete te gruas intelektuale mbarëkombëtare te rrethuara dhe te përqafuara nga motrat dhe vëllezërit e tyre te shumtë, te rejat dhe te rinjtë te cilët te buzëqeshur fluturonin me kostumet e bukura qe vetëm dora e nenave dhe baballarëve tanë din ti bëjnë, e bënte edhe te belbëzoi e te thotë: Nuk e dijë por mund te jemi edhe ne Plavë, Guci ose Çamëri, për të vazhduar me rrëfimin se ishte nisur nga Shkupi, kishte kaluar ne këmbë Prishtinën dhe Tiranën, por kërkoi te mos e pyesnin se si kishte ardhur ne festën tonë të madhe në Singen. Kërkoi nga fëmijët të duan dhe ti respektojnë prindërit, familjet, bashkëkombësit nga të gjitha trevat shqiptare dhe të jenë të sjellshëm e të zellshëm në shkollë, por edhe të flasin bukur gjuhën e nënës. Pasoi shpërndarja e dhuratave dhe fryteve te cilat Babadimri me fukarallëkun e tij i kishte sjellë me sajat për më të vegjlit dhe prindërit e tyre të cilët nuk u hamenden të këndojnë së bashku me të rinjtë këngën „Oj Kosovë sa shumë të dua”.

Gëzimi dhe hareja nuk kishin të ndalur, kishin arsye, dhe krijohej përshtypja se dallëndyshet, skifterët dhe shqiponjat tona nuk e trazonin fare dyshemenë e Restorantit “SÜDSTERN”. Ishte ky kombinim i vallëzimit me fluturimin, me trevat e bukura shqiptare, me Rininë gyrbetqare.

Një mbrëmje si kjo nuk mund të përsëritet, është kjo dhurata me e madhe për shoqatën “Rinia” dhe Grupin e vallëzimit dhe atë të futbollit, folën njëzëri të gjithë. Këta të rinj e të reja u prezantuan ketë vit në shumë festa tona kombëtare, në turnirë të futbollit, i dhanë bukurinë dasmave tona, ishin të pranishëm ne zbulimin e plakave përkujtimore në Spitalin e Bajram Currit dhe në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Qafe Morinë, ku me vallet e tyre u kënaqen edhe vargmalet shqiptare. Përfaqësuan diasporën në festivalin kombëtar “Sofra Dardane”, thënë shkurt  “Puthën tokën shqiptare në te dy anët e kufirit”

Aktoret e reja nga SHKA “Drita” e Kreuzlingenit me pjesën teatrale kushtuar ditës së Flamurit dhe atdheut i freskuan të pranishmit, por edhe ju dhanë mundësinë të pranishmeve që ti pushojnë pakëz duart dhe këmbët e ënjtura, për të vazhduar më tutje deri në orët e mëngjesit. Me recitalin e vëllezërve Egzon, Mendon e Agon Imeri, me këngëtaren Alma Hyskaj, me të rejën Shkurte Terziqi e cila këndoi një këngë trimërie enkas për delegatet e kongresit, këngëtarin Mehdi Gjocaj, u mbajt atmosfera e ndezur sikur në fillim të festës.

Në fund duhet të cekim se delegatëve të kongresit të tetë mbarëkombëtare ju hapën dyert dhe zemrat familjet: Gojani, Hajdari, Imeri, Muqaku, Kabashi, Hakaj nga Singeni por edhe vëllezërit Isuf dhe Bashkim Hoxha qe udhëheqin me hotelin e njohur “Zepelin” në qytetin e Konstanzit.
Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ekipi i drejtorisë se programit satelitor të TVSH-së, Elisabeta Kamberi-shefe e programimit, gazetarja e njohur Tefta Radi dhe operatori Agim Kuri.
Binte ne sy mospjesëmarrja e delegateve nga Kosova, lugina e Preshevës dhe Maqedonia si dhe një numër i delegateve nga Shqipëria për arsye të mos pajisjes me viza.

Xhevat Muqaku


DARDA-NET TV  - Kanali i juaj në Internet - Klikoni - DARDA-NET TV 

Në këtë Kanal mund të shiqoni edhe Inserte nga mbrëmja në Singen -  Klikoni



Njoftojmë bashkatdhetarët së ditën e Premte, me datën 18.12.2009 në ora 19.00 në Restorantin Südstern, në Steisslingenerstr. 57 në Singen të Gjermanisë mbahet

“Kongresi i tetë i gruas intelektuale mbarëkombëtare”
 
Nikoqir e këtij organizimi do të jetë Shoqata për kulturë dhe Integrim “Rinia”
nën përkujdesjen e ambasadorit të paqes globale, zotëriut Can Tahiri. Shoqata në këtë mbrëmje kremton edhe përvjetorin e sajë dhe festën e flamurit tanë kombëtar.
 
Pos grupit të vallëzimit Rinia, do të ju argëtojnë edhe këngëtarët Mehdi Gjocaj e Alma Hyskaj, SHKA “Drita” nga Kreuzlingen- i (CH), aktoret Margarita Gjepa, Leze Qena etj.

Për informacione ju lutemi të lajmërohuni në numrat e telefonit:
0049-177-8740125 dhe
0041-76-2637973

Ftojmë edhe përfaqësuesit e gazetave kombëtare në ketë mbrëmje.

 


 Shkruan: Bajram Osmani 
  Enisi në Huelva të Spanjës
                                                                                                 

Në një konkurrencë shumë të fortë prej datës 27 Tetor - 03 Nëntor në HUELVA të Spanjës, Enisi realizoj atë që e premtoj në Korrik të po këtij viti. Ai na pat premtuar se do të bëhet kampion botëror. Dëshira e tij ishte që të ecte rrugës së Enver Idrizit. Në korrik theksonte se “Enveri është si një pasqyrë dhe rrëfim i gjallë se si duhet të luftohet dhe të arrihen sukseset, ai është njëkohësisht edhe Idhull i imi”.

E citova ketë për te treguar se kur punohet pa ndërprerë edhe arrihen gjërat e mëdha si në HUELVA të Spanjës, ku u stolis me titullin e Kampionit botëror

Në ketë Kampionat morën pjesë 60 shtete të botës. Enisi në këtë konkurrencë të fortë në finale në kategorinë deri ne 65 kg, mposhti Italianin Cristian De Antoni me rezultat 2 me 0.

„Unë ende nuk jam ka besoj” tha me të kthyer Enisi. „Në Huelva kisha probleme me bajame dhe dhimbje fyti. Ja dola ne saje te vullnetit dhe asaj që kam ushtruar pa ndërprerë, për këtë ditë të madhe. Jam shumë i gëzuar që jam Kampion botëror, Kampion në një konkurrencë të fortë. Edhe më të lumtur më bën fakti se ne këtë garë edhe nxënësja ime Frauke Gans u bë gjithashtu Kampione në kategorinë e vetë“.

Të gjithë simpatizuesit e pritën me padurim Enisin në Ravensburg e rrethinë. Nxënësit në shkollën e Karatesë që e udhëheq Enisi, tanimë më shumë dëshirë tregojnë se janë në shkollën e Kampionit botëror. Shkolla në Wilhelmsdorf dhe dega saj në Amtzell janë shkolla me renome, shkolla nën udhëheqjen e një Kampioni. Enisi do të përfiton edhe më shumë nga ky titull. Tanimë edhe numri i nxënëseve është shtuar.

Kampioni botëror ka për qëllim që të ushtroj në te ardhmen edhe me persona me të meta fizike, një ide që do të ketë me siguri edhe përkrahje të gjerë nga shtresa e personave që nuk kam pasur mundësi që të ushtrojnë deri më tash. Do të formoj edhe grupe për personat  adipoz, për personat e stresuar, do të ketë edhe oferta për Firmat e ndryshme, ku do të jemi te ta, varësisht nga dëshira e tyre. Do te ketë në të ardhmen edhe Grupe për personat e moshuar, pra i ashtuquajturi  Best Ager (50 +) etj.

Planet e Enisit nuk përfundojnë me kaq, ai dhe shkollat e tij të karatesë janë të hapura për të gjithë. Enisi është një “Nder i Kombit”.



I lindur në vitin 1983 në Mitrovicë të Kosovës, Enisi erdhi në vitin 1991 në Gjermani. Katër vite më vonë, filloi të ushtroj Karate në Klubin e Xhudos – KJC në Ravensburg. Prej atëherë sukseset e tij janë të njëpasnjëshme.
Filozofia e tij në sport dhe në karate në veçanti është se "Aty ku është vullneti, gjendet edhe rruga”.  Dhe me të vërtetë ky djalosh ambicioz gjeti rrugën që të depërtoj deri në zenitin e karatesë ne Gjermani e më gjerë. Që të flasim për sukseset e tij na duhet një kohë shumë e gjatë.

Po i përmendim vetëm disa prej tyre:  
Është Kampion aktual Evropian ( 2008 ) në Stil të lirë deri në 75 Kg.

Vendin e tretë në European Master Cup 2005,

Kampion i dyfishtë Evropian për vitet 1999 / 2006,

Nënkampion i dyfishtë për vitet 2003 / 2005,

Kampion i katërfishtë i Landit Baden Württemberg, për vitet 1997 / 2004 / 2005 / 2006,

Kampion i shtatëfishtë në Kampionatin Internacional ASKÖ në Dornbirn të Austrisë, për vitet 1998 / 2002 / 2002 / 2003 / 2004 / 2004 / 2006,

Vendin e parë në Turnirin Internacional – “Vorarlberg Open 2005

U shpallë Sportist i vitit për rrethin e Ravensburgut në vitin 2005.Punoi si trajner në KJC në Ravensburg dhe prej vitit 2006 vepron si Trajner i pavarur i karatesë.    

Në mes kohësh në Klubin Sportiv SV- Amtzell themeloi sektorin e karatesë ku u paraqitën shumë të interesuar.
Enisi vazhdoi edhe tutje, në prill të këtij viti hapi në Wilhelmsdorf- Esenhausen  edhe shkollën e vetë të Karatesë.
“Ditën e dyerve të hapura” që u mbajt më 19. Prill 2009, gazeta lokale “Wochenblatt” shkruante “Mësoni Karate me fituesin e Kupave të Gjermanisë”. Atë ditë ishin shumë te pranishëm dhe përgëzuan Enisin për shkollën e hapur. Kishte edhe shumë që ishin të interesuar për anëtarësim në këtë shkollë, në mënyrë që të mësojnë nga një profesionist siç  është Enisi. 
“Qëllimi më i lartë në Karate nuk është as humbja e as fitorja por zhvillimi i karakterit. Karateja ka të bëj me zhvillimin e tërë personalitetit, kontrollit të trupit, koncentrimit, tensionit, shtendosjes si dhe respektimit te rregullave. Këto janë pikat kryesore të mësimit të personalitetit të veçantë që arrihet nëpërmjet ushtrimeve Karate”  shpjegon Trajneri i karatesë Enis Imeri ( 2. Dan Shotokan Karate).           
Edhe viti 2009, për Sportistin e dalluar ishte i bujshëm. Në mars në këtij viti në Öhringen për Kupë të Gjermanisë ju plotësua edhe një dëshirë. Në kategorinë deri në 65 kg. arriti deri në finale. Në finale mundi Kampionin aktual Ramin Farhatyar dhe u shpallë Kampion.
Në kategorinë deri në 70 kg me pëlqimin e Kryesuesit të Kolegjiumit të garave z. Toni Dietl, ju mundësua që të marrë pjesë. Me teknikën e tij spektakulare i fitoi të gjitha luftërat e rundit të parë. Në gjysmëfinale, edhe përkundër lëndimit e përfundoi duelin në favor të tij.
Në finale, për shkak të këtij lëndimi, u përmbajt dhe humbi. Me këtë rast edhe i takoi titulli i Nënkampionit.

Sukses i veçantë për Enisin, për sukseset e arritura ne Öhringen, është edhe nominimi për Kampionatin botëror të Karatesë, që do të mbahet në Tetor në Malaga të Spanjës.

Enisi vazhdoi edhe më tutje me sukseset e tija të njëpasnjëshme. Më 25. Prill 2009Lauterbach të Landit Hessen, ne një konkurrencë shumë të fortë shpallë në Kategorinë 65 dhe 70 kg.  Kampion i landit Hessen për vitin 2009.

Suksesi i fundit që vlen të përmendet është Kampionati i landit Baden Württemberg që u mbajt më 16. Maj 2009Kornwestheim, ku edhe këtu u shpallë në Kategorinë 65 dhe 70 kg.  Kampion i landit Baden Württemberg për vitin 2009.

“Shëndeti, siguria, koncetrimi dhe koordinimi janë pikat kryesore që duhet të respektohen dhe mësohen në Karate.

Shëndeti ka të bëj me atë se personi i cili ushtron duhet të jetë i shëndoshë, të ketë kondicion dhe të jetë aktiv, siguria ka të bëj me vetëmbrojtjen dhe masat preventive, koncentrimi arrihet me pikat e ndryshme gjatë ushtrimeve, si dhe koordinimi si një pikë e fundit e ushtrimeve me të cilën ushtruesit mësojnë pikat më të imta të ushtrimeve karate”. shpjegon Trajneri i karatesë Enisi.

Duke i dëshiruar suksese në Kampionatin botëror që do të mbahet në tetor të këtij viti, në Malaga të Spanjës, e përfundojmë edhe këtë portret të këtij Sportisti të dalluar.
 


         

    Enis Imeri në aksion

   2009-05-20 © by B.Osmani Sh.K.“DARDANIA”e.V. Ravensburg 

                                                                                                                                                                                                                                                

 
                                   


NË RAVENSBURG U FESTUA PAVARËSIA E KOSOVËS


 Vellezerit Mziu me Kryetarin e Shaqates "DARDANIA" z. B.Osmani 
 Foto: by Lulzim.R.
  Grupi i valleve "KOSOVA"
  Foto: by Rexhep E.
   Grupi i valleve "KOSOVA"
   Foto: by Rexhep E.
   Grupi i valleve "KOSOVA"
   Foto: by Rexhep E.


Në organizim të SHKSH “Dardania” me moton “Gëzuar Pavarësinë”, të shtunën me 05. 04. 2008 në Turn und Festhalle "Weissenau" - në qytetin e Ravensburgut, në praninë e mbi 250 bashkatdhetarëve tanë që kishin ardhur nga qytete të shumta të Badenit jugore, nën moderimin e zonjushes Blerta Muqaku, u festua pavarësia e Kosovës.
Pas këndimit të himnit kombëtar dhe atij të Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, të pranishmëve me fjalën e rastit iu drejtua z. Bajram Osmani, kryetar i Shoqatës "Dardania", i cili ndër të tjera tha: Të dashur bashkatdhetarë, mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive me rastin e festimit të pavarësisë së Kosovës. Pas shumë vuajtjesh dhe sakrificash shekullore, falë angazhimit te të gjitha brezave që pareshtur punuan për këtë ditë, tanimë që nga 17 shkurti 2008 është e pavarur. Pranë gjakut të mijëra dëshmorëve të kombit që ndër shekuj u flijuan për lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare, filluar nga Rilindasit tonë të mëdhenj e deri te Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili ka luajtur rol të pazëvendësueshëm për arritjen e pavarësisë së Kosovës, më në fund ëndrra jonë shekullore u bë realitet.
Ai gjithmonë thoshte; se njohja formale e pavarësisë së Kosovës do të bëhet shpejtë, dhe kjo vërtetë ndodhi para një muaji e gjysmë. Prandaj,  më një zë i themi: TË FALEMINDERIT PRESIDENT RUGOVA!
Komandanti legjendar Adem Jashari, luftoi deri në flijim. Ai derisa ishte gjallë kishte një amanet të vetëm: që lufta të mos ndalet derisa Kosova të çlirohet plotësisht. Nga këtu edhe ne mërgimtarët me një zë i themi: BAC U KRY!.
Agim Ramadani, Sali Çeku, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Fehmi e Xhevë Landrovci  si dhe shumë e shumë luftëtarë tjerë, me luftën e tyre heroike kanë hyrë në historinë më të lavdishme të Kosovës, Andaj, ne me një zë themi:
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT QË DHANË JETËN PËR ÇLIRIMIN DHE PAVARËSINË E KOSOVËS !
Nuk duhet harruar as legjendat e gjalla si Ramush Haradinaj, i cili me 3 prill 2008 nga ana e Tribunalit të Hagës u shpall i pafajshëm, prandaj me një zë i themi: Ramush  „Kosova e pavarur të mirëpret“ !
Kosova ju mirëpret edhe juve të dashur bashkatdhetarë, që me investimet tuaja në vendlindje ta ndihmoni sadopak rimëkëmbjen e saj.
Kosova e pavarur nga ne mërgimtarët këtu në diasporë pretë që me punën dhe sjelljet tona të mira të bëhemi ambasadorë të vërtetë të saj në botën perëndimore, tha në fund z. B. Osmani.
Më pas grupi i valleve pranë klubit “Kosova” nga Singeni, të udhëhequr nga përcjllësi i grupit  z.Xhavat Muqaku shfaqën një program të pasur artistik me këngë e valle shqiptare të cilët nga të pranishmit u mirëpritën me admirim dhe hare. Me grupin  valleve “Kosova” ishin edhe një numër i konsiderueshem i prindërve nga Singeni, të cilët festuan kënduan dhe vallëzuan së bashku.
Këtë manifestim e bëri edhe më madhështor, pa dyshim, orkestri i njohur  “Vëllezërit-MZIU”,  të cilët nga repertori i tyre muzikor kënduan këngë për pavarësinë e Kosovës si dhe për heronjtë tanë kombëtarë, duke krijuar në sallë një atmosferë vërtetë festive e cila zgjati deri në orën 2 të pas mesnatës.

Teksti: R. Elezaj  
 Grupi i valleve "KOSOVA"
 Foto: by Rexhep E.
  Grupi i valleve "KOSOVA"
   Foto: by Rexhep E.
 “Vëllezërit-MZIU”
  Foto: by Rexhep E.
  “Vëllezërit-MZIU”, Grupi i valleve "Kosova" dhe pjesmarres
   Foto: by Rexhep E.







                     


Ismail Kadare, në Friedrichshafen,  me romanin e tij „Spiritus” të përkthyer nga Joachim Röhm, befasoi publikun gjerman 

 »Shqiptarët hoqën dorë përkohësisht nga këmbëngulësia për
   Shqipërinë natyrale
 »
Ismail Kadare gjatë takimit me publikun,  i shoqëruar nga përkthyesi Joachim Röhm,   në një orë letrare, mbajtur në shtëpinë e kulturës  në Friedrichshafen të enjten më 8 nëntor, lexoi disa fragmente të romanit “Spiritus” që ka për trajtim periudhën e 50 viteve të kaluara komuniste. Fama e Kadares bën që sallat të jenë të mbushura me publik, të interesuar për veprën e tij. Kadare i madh përherë kur opinioni publik shqiptar por edhe më gjerë e pyet për ngjarjet aktuale, gjithmonë përgjigjet për nyjet e pa zgjidhura.

I pyetur se si arriti që kultura shqiptare të mbijetojë nga regjimet e egra duke filluar nga ai otoman, e më vonë komunist dhe deri në ditët tona me kapitalizmin e egër, Kadare tha se Shqipëria dhe kultura shqiptare mbijetoi periudhën otomane atë komuniste dhe se do të mund ta tejkalojë edhe këtë fazë  të egër të kapitalizmit duke iu përgjigjur pyetjes nga të pranishmit.Ismail Kadare theksoi se kultura jonë nuk varet nga regjimi politik ose nga regjimi shoqëror politik . Në qoftë se kultura njerëzore varet nga regjimet, në përgjithësi regjimet në gjithë botën kanë qenë të egra,  edhe kultura do të kishte humbur, por kultura përpara se të jetë histori e lirisë është histori e mungesës së lirisë  andaj kultura botërore është zhvilluar gjithmonë, nuk iu është bindur regjimeve politike. Ndaj kultura shqiptare të jeni të sigurtë se në qoftë se i ka mbijetuar  perandorisë otomane që ishte më e egra perandori që ka njohur Ballkani e kur flas për kulturën shqiptare kjo do të thotë, (mendoj) gjithë kulturën ballkanike, do ta përballojë edhe këtë.
Kadare tha më tej se nuk kanë asgjë të përbashkët e kaluara komuniste me atë të ashtuquajturën kapitalizëm të egër, apo të krahasohet me periudhën e nacizmit, kjo sipas tij nuk ka asnjë lidhje. Ndërsa duke lidhur me ekzistencën e letërsisë edhe nën regjimet e egra shkrimtari shqiptar  tha se edhe në kohën regjimeve të egra mund të ketë letërsi, “letërsinë nuk mund ta ndalojë dhe ta prishë asnjë regjim, ai mund ta pengojë , ta gjymtojë , t´i degradojë peripecitë e saja por jo thelbin e saj,  letërsinë mund ta prishin vetëm shkrimtarët, vet.
Ndërsa në sistemin komunist, tha Kadare,  mendohej se “po përgatiteshin shkrimtarët të cilët mund ta shkatërronin letërsinë, por për fat të mirë kjo nuk ndodhi, u dëmtua një pjesë e letërsisë por pjesa më e mirë qëndroi në të gjitha vendet ish- komuniste. Kështu spjegohet se kjo letërsi sot konkurron me letërsinë e krijuar në botën e lirë, këtu e kam parasysh letërsinë që nuk u prish në vendet e ish- bashkimit socialist dhe vendet tjera socialiste duke përfshi edhe Shqipërinë”.
Në pyetjen se si po pranohet kjo literaturë nga shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, shkrimtari i madh shqiptar tha:
« Populli shqiptar në këtë sens është autokritik, është shumë emancipues. Po të lexoni librin shqiptar, shtypin shqiptar, diskutimet shqiptare,sot janë plot  me një kërkim të asaj që është perfeksion- përkryerje,  në kërkim të asaj se ku kemi bërë gabim. d.m.th. për fat të mirë populli shqiptar nuk ka frikë të thotë ato të meta që ata mendojnë se i kanë në jetën e tyre, në historinë e tyre. Dhe kjo pikëpamje për mua ka qenë një kënaqësi si shkrimtar kur unë kam shkruar për mungesat tona dhe unë kam patur mirëkuptim për lexuesit qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë dhe kjo është një e vërtet e madhe dhe kjo vjen nga letërsia botërore që e ka zbuluar këtë. 

Kadare në vazhdim pyeti :  « Ç´ kuptim ka njohja e gabimeve »?  

Më lejoni të përsëris një fakt që e kam shkruar disa herë, le të themi se letërsia e vjetër në kulturën greke është themeli i qytetërimit evropian dhe është shprehur mendimi që kjo letërsi e vjetër greke aktin e parë emancipues të saj e ka kryer që në veprat e para të saj; Cili ka qenë ky akt ? -se letërsia greke  dënoi një krim të Greqisë ndaj një populli tjetër , ky ishte një akt i madh emancipimi i Greqisë së vjetër. Që të vijmë te Ballkani i sotëm, vazhdoi Kadare tutje, ka nevojë  që popujt, njerëzit, ushtritë, që kanë bërë krime, duhet ti njohin ato.
Ndërsa duke iu referuar situatës aktuale dhe pozitës së popullit shqiptar në Ballkan , sidomos marrëdhënieve  të Kosovës me Serbinë,  ai tha se thelbi i problemit mbetet, se kush e ka bërë krimin, dhe kush do të përgjigjet për të. “Kjo është një çështje që nuk do ngatërrime, d.m.th. kjo duhet të jetë e qartë sepse nga kjo qartësi vihet qartësia mbi zgjedhjen e çdo problemi”. Kadare, e quan virtyt cilësinë e shqiptarëve për të kritikuar veten, sepse siç thotë ai, “kur kritikon veten ke të drejtë të kërkosh drejtësi edhe nga të tjerët deri në fund”.
Kadare gjatë takimit letrar në Friedrichshafen , si gjithmonë nuk la anash pa përmendur ngatërresat Ballkanike, por nuk i harroi pa i vënë në spikamë as trendet aktuale të politikes së ditës dhe sipas tij ;  “ka një turbullirë sot për çështjen e Kosovës, ka përpjekje të kthehet një simetri për të dy popujt se kanë bërë një marrëzi me njëri-tjetrin.  Si ballkanas, kjo nuk shkon, nuk ka simetri në konfliktin  e fundit në Ballkan, dihet kush e prodhoi krimin dhe dihet kush duhet të dënohet. Unë kam thënë se kjo ka qenë lufta më fisnike që ka bëre Evropa në gjithë historinë e saj është një luftë që nuk ka shoqe në historinë e njerëzimit, një luftë e bërë për arsye morale. Nuk u bë për të fituar rrugëdalje në det, nuk u bë për vajgurin. U bë për të mbrojtur një popull që po masakrohej, prandaj Evropa nuk duhet ta mohojë këtë faqe të saj, sepse nuk është në nderin e saj, tha ndër tjerash Kadare, që herë pas herë përcillej me duartrokitje të frenetike nga publiku.

Kadare foli edhe për integrimin e popullit shqiptarë  në gjirin e kulturës Evropiane. Ai tha se populli shqiptar është si gjithë popujt tjerë të Evropës. “Populli shqiptar ka një histori është një popull që gjeografikisht gjendet në Evropë , kulturalisht gjendet në Evropë, ka pasur një shkëputje nga Evropa si gjithë Ballkani, tani si gjithë historia e popujve të Ballkanit mund të quhet historia e rikthimit në Evropë. Rikthimi në Kontinent  edhe pse kanë hasmëri mes veti, e vetmja gjë që i bashkon është se gjithë ëndërrojnë të hyjnë në Evropë”.
Ndërsa në komunikimin e tij me publikun kishte edhe pyetje lidhur me bashkimin kombëtar pikërisht se a ka përpjekje që Shqipëria të bashkohet pasi që ishte ndarë më 1912.  Kadare tha se  Shqipëria pati një tragjedi kosmike sepse u shkëput nga kontinenti Evropian për shkak të pushtimit otoman, duke thënë se nuk ishte Evropa që e shtyu Ballkanin drejt Turqisë, u bënë gabime atëherë ku edhe Evropa ka hisen e saj siç e kanë edhe popujt Ballkanikë dhe në këtë mes edhe shqiptarët.
“Shqipëria e madhe është një konsensues që quhet virtual dhe ka diçka jo korrekte në këtë, sepse epiteti « e madhe », Rusi e madhe, Serbi e madhe , Greqi e madhe kanë qenë negative , ka një gjë, një hartë që nuk duhet të ekzistojë, prandaj ky term nuk përdoret në Shqipëri, midis shqiptarëve, as në Kosovë, përdoret zakonisht prej të huajve. Tani mos është ndonjë krim që një komb, një popull të jetojë bashkë, nuk është krim, kjo është natyrale një Shqipëri natyrale as e madhe as e vogël. Populli shqiptar duke qenë mirëkuptues ndaj BE , duke qenë mirëkuptues ndaj qytetërimit Evropian, ka bërë një sakrificë ka hequr dorë përkohësisht  nga këmbëngulja për këtë Shqipëri natyrale, meqenëse është një vendim i përgjithshëm në Evropë dhe në botë se kjo Shqipëri natyrale krijon probleme kontinentale, dhe Shqiptarët kanë hequr dorë nga kjo dëshirë që është e natyrshme për çdo popull prandaj shqiptarët kudo në botë kur ngulin këmbë që Kosova të jetë e lirë e pavarur, nuk shtojnë këtë gjë të bashkohen me Shqipërinë.

Një kontribut të veçantë në publikimin e manifestimit kulturorë dha Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare „Dardania“ me seli në Ravensburg z. Bajram Osmani si dhe anëtarët, Emrush Çekaj, Halil Zymeri, Ekrem Gogaj, Ali Sopjani etj.

                                                                                                                                                                                                             

Ismail Kadare, Kryetari i Sh.K.Sh. "DARDANIA" dhe Ali Sopjani
 Ismail Kadare dhe Bajram Osmani





Pjese publikut ne salle
 Publiku ndjek me interesim të veqantë fjalimin e z. Kadare

 
Pjese e publikut ne salle

Fotot: Halil Rrustemaj & B. Osmani

Teksti: Halil Rrustemaj

Samedin Asllani, eshte i lindur ne Mitrovice - Kosove, jeton dhe punon si piktor ne LAUSSANNE - Zvicer. Koloriti i pikturave te tija e reflektone lidhjen ne mes te dy kulturave. Karikaturat, Ilustracionet dhe afreskat e pasqyrojne ne menyre speciale nje gje te tille.

Samedin Asllani, geboren in Mitrovica - Kosova, lebt und arbeitet heute als Maler in Lausanne.Seine bunten Bilder wiederspiegeln seine Verbundenheit mit den beiden Kulturen. Seine Karrikaturen, Illustrationen und Fresken zeichnen ihn speziell aus.

Ekspozita hapet ne Zvicer:
 
Kulturkeller Gerbestock
Gerbegasse 14
(CH) 3210 Kerzers
info@gerbestock.ch


Ismail Kadare

me daten 08.11.2007

prej orës 20:00 deri në ora 22:00 në Friedrichshafen

Karlstr. 42, 88045 Friedrichshafen

Telefon: (07541) 203 33 00

FAX: (07541) 203 33 10

E-Mail: kartenservice.gzh@friedrichshafen.de

Hyrja: 4.00 Euro

Friedrichshafen

Vendi: Kulturzentrum k42 - Kiesel im k42

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të njohur shqiptar. Ai me punën e tij u bë i njohur në tërë botën. Veprat e tij jan përkthyer në 30 gjuhë botërore. Ka fituar shumë çmime botërore për letërsi, së fundi edhe çmimin me renome "Man Booker International Prize". Kadare për shumë vite ishte Kandidat për çmimim Nobel për letërsi. Në këtë vit gjithashtu ishte në listen e ngushtë të kandidatëve. Në skenën botërore doli me romanin "Gjenerali i ushtrise së vdekur", roman ky që në Francë nga Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli u bë edhe si film.....

Në Friedrichshafen, Kadare do të lexon pasuse nga vepra e tij „Spiritus". „Spiritus" është vepra më e madhe që u botua pas rënjes së komunizmit....

Veprat:

Frymëzime djaloshare - 1954

Shekulli im - (1961)

Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963

Përse mendohen këto male - 1964

Dasma - 1968

Motive me diell - (1968)

Kështjella - roman - 1970

Kronikë në gur - roman - 1971

Koha (1976)

Dimri i madh - roman - 1977

Ura me tri harqe - 1978

Prilli i thyer - 1980

Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980

Koha e shkrimeve - 1986

Koncert në fund të dimrit - 1988

Vepra Letrare - 1981-1989

Dosja H - 1990

Piramida - 1992

Shqipëri - 1995

Pallati i ëndrrave - 1996

Dialog me Alain Bosquet - 1996

Spiritus - roman- 1996

Kushëriri i engjëjve - ese- 1997

Poezi - 1997

Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998

Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998

Ikja e shtërgut - tregim - 1999

Qorrfermani - roman - 1999

Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999

Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000

Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000

Breznitë e Hankonatëve - 2000

Bisedë përmes hekurash - 2000

Elegji për Kosovën - 2000

Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000

Unaza në kthetra - 2001

Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)

Qyteti pa reklama - roman - 2001

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

Pasardhësi - roman - 2004

Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006

Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

Ejani edhe ju, me datën 08.11.2007Friedrichshafen, prej orës 20:00 deri në ora 22:00
Karlstr. 42, 88045 Friedrichshafen, që ta përjetoni drejtëpërsëdrejti shkrimtarin tonë të madhë.

Me nderime i juaji  B. Osmani

Me 31.10.2007, Ravensburg
 Ismail Kadare


Interior Albania – tre zera femeror te letersise moderne shqiptare


Takim Letrar me Autoret: Luljeta Lleshanaku, Luljeta Dano dhe Ledia Dushi
Te dielen, 14.10.07, Ora 10:30 - 11:30 ne Forum Dialog, Salla 6.1 E905 -
Panairi i Librit ne Frankfurt

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj,
te dashur Koleg dhe Kolege,

Pikpamjet poetike nga kendvershtimi i nje femre kane ngjallur gjithmone
interes. Kjo vlen edhe per poezine e autoreve shqiptare.
Tre autore boshkekohore me stil te ndryshem stilistik do ti paraqesin
publikut internacional ne Frankfurt, nepermjet vargjeve te tyre,
historine, natyren dhe botekuptimin e shqipetareve.
Tre poete te sukseshme ne skenen kulturore vendase si dhe ate boterore:
Luljeta Lleshanaku, Luljeta Dano und Ledia Dushi do te perfaqesojne
emancipimin e femres shqiptare dhe mbizoterimin ndaj shtypjes ideologjike.

Aktiviteti zhvilohet ne gjuhet: Shqip dhe Gjermanisht. Me moderim te Dr.
Pandeli Pani (Deutsche Welle) dhe perkthim ne gjermanisht te Dr. Zuzana
Finger.

Nder mbeshtetesit e aktivitetit qendron Robert Bosch Stiftung GmbH,
Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Berlin, Pro Helvetia Tirana dhe
ZKM | Karlsruhe.

Informacione te metejshme mund te gjenden ne Internet 

www.moe-kulturmanager.de ose  http://www.buchmesse.de



Në kuadër të
"JAVËT E FQINJËSISË NDËRKOMBËTARE -
WOCHEN DER INTERNATIONALEN NACHBARSCHAFT"
të 24-tat me rradhë,
në Ravensburg nga data 06.10 - 21.10.2007, do të ketë program te ngjeshur kulturor. Me 6 Tetor, duke filluar nga ora 19:00 të,
ESCHAHALLE do të mbahet
"FESTA MIQESORE E POPUJVE - FREUNDSCHAFTSFEST DER NATIONEN"
ku do të merrë pjesë edhe Grupi i vallëtareve "KOSOVA" nga Singeni nën udhëheqjen e Koreografit të mirënjohur z. Rrustem Selca.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë Spektakël Kulturor.

Hyrja është e lirë


*************************************************************************************************************




Thënie për gjuhën
 
“Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”
Filip Shiroka

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”
Eqrem Çabej

“Shenjat e civilizimit të një populli janë:
si kujdeset ai për drunjtë e tij,
si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë,
si sillet ai me gjuhën e tij.
Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
N. Frashëri

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”
I. Ajeti
“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej

“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl

“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
S. Frashëri

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli

“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani

“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
N. Bulka

“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter

“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë

“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”
Latine

“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”
Heidegger

“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”
E. Çabej




Veni re: Për shkak të interesimit të madhë, ju letemi që ti bëni rezervimet e vendeve me kohë!!!!!!!!!!!!!!!!!
Rezervimet bëhen me tel.: 0179 / 121 60 35 ose përmes postës elektronike:
 
bajramosmani@online.de



******************************************************************************************************************


EKIPI I GJERMANISË

Kampionati Botëror i Futbollit
    
Gjermania 2006
  
09.06.2006 – 09.07.2006
    
Lajmërim
  
Në Shoqatën Kulturore Shqiptare “DARDANIA” në Ravensburg, ndeshjet kryesore  mund ti shiqoni në Ekran të madhë.Andaj ftohen të gjithë dashamirët e futbollit që të vijnë dhe ti shiqojnë ndeshjet me ne.

Ju mirëpresim
EKIPI I BRAZILIT - FAVORITËT E KAMPIONATIT- GJERMANIA 2006
fifaworldcup.yahoo.com/06/de/  Faqja zyrtare - Die Offizielle Webseite WM 2006
KLIKONI NËN  
fifaworldcup.kupaboterore/

fifaworldcup.NDESHJET DHE REZULTATET/Spiele und Ergebnisse/06/ 
kb-wm 2006.kampionati botëror gjermania-deutschland 2006/   

KLIKONI NËN    kampionati botëror gjermania 2006 


ITALIA - Fituese e Kompionatit botëror - Gjermania 2006


-Foto te ekipeve dhe futbollisteve shqiptare

 arkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkiviarkivi

***********************************************************************************************************************

Shoqata kulturore “Dardania”në Ravensburg -. Më 26 janar duke filluar nga ora 10:00 të do të organizon Mbledhje komemorative si dhe do të ndizen qirinj për nder të Jetës  dhe Veprës së Presidentit Rugova. Të pranishmit do të kenë mundësi ta përcjellin ceremoninë e varrimit në ekran të madh.

Shoqata kulturore “Dardania”në Ravensburg –
hap edhe Librin e Zisë në nderim të Presidentit Rugova, Libri i Zisë do të jetë i hapur më 26 dhe 27  janar nga ora 10:00 – 19:00 të.

*************************************************************************************************************************


Aksioni per shkollen plotesuese shqipe me moton:
"Une flas shqip,....edhe une flas shqip?! , Po neser ?!  varet nga prinderit tane..." ka filluar!!!

Perkrahni dhe ju kete Aksion,eshte ne te mire te femijeve tuaj!.




Kontaktoni me ne: Breite Str.7,88214 Ravensburg-Weissenau - afer Kaufland-it ose ne Tel.0751/ 76 88 283. Handy: 0179/ 121 60 35.


E-mail adresat: info@dardania-rv.de  ; bajram.osmani@dardania-rv.de



 Ftesë e përgjithshme

 

 

 

Shumë të nderuar zonja e zotrinjë,

 

                                                                             

Shoqata shqiptare  „Dardania“ ka inicuar Aksionin “Une flas shqip….edhe unë flas shqip!
Po nesër ?! varet nga prindërit tanë….”
.
Aksion ky që ka të bëj me shkollën plotësuese shqipe ne Ravensburg.
Aksioni është kryekëput në të mirë të fëmijëve tanë, andaj ftoheni që me datën 10.12.2005
duke filluar nga ora 20:00-të të merrni pjesë në mledhjen trete te Keshillit inicuese për shkollen shqipe.
Mbledhja mbahet në lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania”.

Duke shpresuar që do të takohemi së bashku që ta diskutojmë këtë temë te rëndësishme, që tani ju dëshirojmë mirëseardhje.

 
I lajmëroni edhe gjithë ato / ata që nuk kanë marrë ftesë apo nuk e kanë parë ftesën e përgjithshme ne panotë e Shoqatës.


Ravensburg, 22.11.2005

 
Me nderime  B.Osmani

Trungu i gjuhëve
 

Gjuha Shqipe

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.)


Natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore

prej 37 vëllimesh për historinë natyrore të titulluar Naturalis Historia.

Këtu, në vëllimin VII, ai shkruan:

"Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët".

********************************************************************************************************
Bashkangjitur është pema e gjuhëve Euro-Indiane e ndertuar ne vitin 1974 nga Instituti i Gjuhëve
në Suedi dhe botuar më 1975 tek libri botëror: Webster’s New Twentieth Century Dictionary,
Unabridged Second Edition, De Luxe Color,
William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975. 

Pra, siç shihet gjuha më e vjetër është SHQIPJA, gjuha e natyrës, gjuha e shenjtë.
Gjithashtu mos harroni se gjuha Shqipe është e vetmja gjuhë që i ndërlidh të gjitha gjuhët
e tjera. Një pemë të ngjashme botoi gjatë viteve 1985-1999 edhe historiani arbëresh (arvanitas)
Aristidh Kola në Greqi. Akademia Greke (bizantine) e Shkencave nuk e ka kundërshtuar
këtë pemë, ka heshtur.

 ****************************************************************************************************************

Thënie për gjuhën

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.Ajo është një gjuhë e
fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për
zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja,
sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës
së vet”
Filip Shiroka

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”
Eqrem Çabej

“Shenjat e civilizimit të një populli janë:
si kujdeset ai për drunjtë e tij,
si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë,
si sillet ai me gjuhën e tij.
Por gjuha është më e rëndësishme.
Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
N. Frashëri

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë,
sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen
 e etnisë shqiptare”
I. Ajeti

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej

“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku,
muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive
historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl

“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gj. Shkurtaj

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
S. Frashëri

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli

“E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani

“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri.
Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh,
ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
N. Bulka

“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter

“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë

“Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”
Latine

“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet”
Heidegger

“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës
së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”
E. Çabej


********************************************************************************************************

"Java e filmit Kosovar - Kosova Film Woche" ne Lokalet e Sh.K.Sh. "Dardania" e.V.


Pllakati i Javes së Filmit Kosovar
Java e Filmit Kosovar

Kosova Film Woche

 
KOSOVA film WOCHE

 
05 -11 Dhjetor -Dezember 2005


Filmi Kosovar

Shtëpia e parë filmike në Kosovë ishte „Kosovafilm“ -i. Si Shtëpi Filmike „Kosavafilm“-i përjetoi pothuajse fatin e vetë Kosovës. Filmat e gjiruar nga kjo shtëpi filmike,të shumtën e rasteve ishin të cenzuruar apo nuk lejoheshin të shfaqeshin në Kosovë. I tillë ishte rasti i Filmit „Rojet e mjegullës“ (1990) i cili u shfaqë së pari ne Slloveni e më pastaj i cenzuruar u shfaqë edhe në Kosovë. Ishte viti 1999 kur Sllobadan Millosheviqi goditi rëndë industrinë e filmit në Kosovë. Kështu duke u hequr nga puna shumica e shqiptarëve që punonin në institucionet e vendit, përfshiu këtu edhe filmin. Kjo industri filloi të ringjallej vetëm pas ndërhyrjes ushtarake të Natos, në mesin e vitit 1999, duke i dhënë fund edhe luftës në Kosovë.

 

Der Kosova Film

Das erste Filmhaus in den Kosova war der „Kosovafilm“. Als Filmhaus erlebte der „Kosovafilm“ sozusagen das Schicksal des Kosova selbst. Die Filme aus diesem Haus waren in den meisten Fällen zensiert oder durften nicht in den Kosova gezeigt werden. Ähnlich ging es auch dem Film „Die Wächter des Nebels“ (1990) welcher zum ersten Mal in Slowenien gezeigt wurde und später in zensierter Form auch in den Kosova. Es war das Jahr 1999 als Slobodan Milosevic die Filmindustrie in den Kosova hart getroffen hatte. Die albanischen Mitarbeiter wurden in den verschiedenen Institutionen des Staates entlassen und dieses Schicksal teilten auch die Mitarbeiter der Filmindustrie. Diese Industrie entwickelte sich erst nach der militärischen Intervention der NATO in den Kosova im Jahr 1999, als Mitte dieses Jahres der Krieg in den Kosova beendet wurde.

 
Premierat e Filmave - Filmprämieren

 

Në kuadër të javës së filmit do të shfaqen këto filma:

Im Rahmen der Filmwoche werden folgende Filme gezeigt:  

* 05.12.05 - Vallja e çmendur - Der verrückte Tanz

* 06.12.05 - Vite të rëndësishme AD - Wichtige Jahre AD

* 07.12.05 - Vjeshta e Trendafilave - Der Herbst der Rosen

* 08.12.05 - Proka - Proka

* 09.12.05 - Dashuria e bjeshkëve te nemura

                  Die Liebe der verfluchten Berge

* 10.12.05 - Rojet e Mjegullës - Die Wächter des Nebels

* 11.12.05 - Metropolet - Die Metropolen


Shfaqjet fillojnë në ora 18:00 të

Die Vorstellungen fangen um 18:00 Uhr

 
Shoqata Kulturore Shqiptare Dardania

Albanischer Kulturverein Dardania e.V.

Breite Str.7

88214 Ravensburg - Weissenau
Pllakati i Javes së Filmit Kosovar



******************************************************************************************************************
 


Te nderuar vizitore !

Duke ju deshiruar mireseardhje ne Web faqen tone te re, e ndjejme te nevojshme te ju informojme se ajo eshte ende ne perpunim e siper. Besojme se se shpejti do te perfundojne punet dhe ju do ta keni mundesine per qasje te plote ne Web faqen e re te Sh.K.Sh. "DARDANIA" Ravensburg

Llogarisim ne mirekuptimin tuaj! 

Me nderime: Stafi realizues

Diese Seite befindet sich noch im Aufbau. Im Moment bereiten wir die Inhalte für diesen Bereich vor. Um Sie auf gewohntem Niveau informieren zu können, werden wir noch ein wenig Zeit benötigen.

Bitte schauen Sie daher bei einem späteren Besuch noch einmal auf dieser Seite vorbei.

Vielen Dank für Ihr Interesse!




 
 
Top