| 
Këtu mundë të gjeni Linke Intersente nga lëmi të ndryshme të jetës. Andaj klikoni sipas shijes suaj. Shpresojmë se do të mbeteni të kënaqur. |
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
|  | | Letërsi shqiptare - Albanian Literature |
Albanianliterature.com/Letërsia Shqiptare në anglisht
Kjo faqe interneti përmban përmbledhjen më të madhe të letërsisë shqiptare në gjuhën angleze deri tani. Ajo përfshin një varg tekstesh nga e kaluara si dhe shumë autorë bashkëkohorë nga Shqipëria, Kosova dhe nga diaspora shqiptare. Këto përkthime janë rezultati i më shumë se njëzet viteve të punës shkencore në fushën e Albanologjisë. Disa përkthime janë botuar gjatë viteve, por shumica shfaqen këtu për herë të parë...
Klikoni nën Albanianliterature ose Klikoni më poshtë nën Autorë të ndryshëm, dhe do të ndaheni të kënaqur!!!. Autorë të hershëm
Autorë klasikë
Autorë modernë nga Shqipëria
Autorë modernë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
Autorë modernë arbëreshë
|  | | | Në krahasim me letërsitë e tjera të Ballkanit, shumë pak letra shqipe janë përkthyer anglisht. Për këtë mungesë ka arsye të ndryshme. Në shumë universitete të Evropës perëndimore dhe të Amerikës Veriore mësohet gjuhë-letërsi sllave dhe romane. Edhe letërsia neogreke trajtohet shpeshherë në kuadrin e studimit të filologjisë klasike apo bizantine. Shqipja, përkundrazi, një gjuhë pa lidhje të ngushta me këto grupe gjuhësore të studiuara, mbetet përjashtim, një lëndë e panjohur. I këtillë është edhe fati i letërsisë shqiptare në tërësi.
Një faktor tjetër i cili ka ndikuar rrënjësisht në përjashtimin e shqipes nga vëmendja e botës perëndimore është izolimi tradicional i shqiptarëve dhe i kulturës së tyre nga bota. Nuk duhet të harrojmë se udhëheqësit stalinistë të Shqipërisë mbajtën vendin e tyre hermetikisht të mbyllur për gati një gjysëm shekulli, nga nëntori 1944 deri më 1990. Shqipëria u bë një planet më vete, diku prapa hënës. Pak të huaj hynin dhe shumë pak shqiptarë dilnin. Gjatë viteve më të zymta të diktaturës bile ishte tepër e rrezikshme të tregoje interes për mësimin e një gjuhe të huaj.
Kosova, e cila ishte një pjesë përbërëse e Jugosllavisë, nuk u izolua në atë masë. Megjithatë, udhëheqësit e Beogradit, përherë të merakosur për ndonjë sfidë të mundshme ndaj pushtetit serb, e mbajtën Kosovën nën një kontroll dhe vëzhgim të rreptë dhe asnjëherë nuk inkurajuan të huajt që ta vizitonin. Rrjedhimisht, kishte shumë pak kontakte kulturore me Kosovën deri sa të çlirohej vendi në pranverën e vitit 1999.
Përveç faktorëve historikë dhe politikë duhet të nënvizohet gjithashtu se shqipja nuk është një gjuhë që mësohet lehtë, dhe shumë pak të huaj e kanë përvetësuar në atë masë sa të jenë në gjendje të përkthejnë tekste letrare.
Kështu, mungesa e përkthimeve të letërsisë shqiptare nuk ka të bëjë me një mungesë cilësie të origjinalit, megjithëse duhet të pranojmë se ka shumë tekste të letërsisë bashkëkohore shqiptare të cilat më mirë të mos përkthehen. Letërsia shqiptare mbetet e panjohur, me pak përjashtime, thjesht nga mungesa e përkthyesve të kualifikuar, në mënyrë të veçantë në anglisht. Le të shpresojmë së kjo gjendje do të përmirësohet në të ardhmen.
Ndërkohë, me përkthimet e mia në këtë faqe unë synoj të nxis interesin për letërsinë shqipe, në mënyrë që të paktën një grusht autorësh të bëhet më i njohur.
Lidhur me këtë, do të dëshiroja të falënderoja poeten kanadeze Xhanisë Mathi-Hek [Janice Mathie-Heck] (musette@telus.net) nga Kalgari [Calgary] në Alberta, e cila ka bashkëpunuar me mua në shumë përkthime nga shqipja kohët e fundit. Pa mbështetjen e saj, kjo përmbledhje nuk do të ishte shfaqur këtu.
Robert Elsie Olzheim (Eifel), Gjermani
| | Të drejtat e teksteve originale, pra në gjuhën shqipe, i kanë autorët dhe botuesit vetë, kurse të drejtat e përkthimeve i ka përkthyesi. Përkthimet e shfaqura në këtë faqe interneti mund të kopjohen dhe të përdoren lirisht për qëllime private jotregtare, nëse burimi shënohet në mënyrën e duhur.
Bajram Osmani bajramosmani@online.de Ravensburg,Gjermani | | Shqipëria.com/LETËRSIA Shqiptare-
Në këtë seksion mund të lexoni disa poezi nga mëtë njohurat e Letërsisë Shqipe.
Klikoni nën LETËRSIA Shqiptare më lartë.
|
| Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm'e atë, ku më njeh dhe gur' i thatë ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qënë dhe varret q'i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpres, ku kam dëshirë të vdes.
Anton Z. Çajupi | |
Letërsi shqipe - Shqip/Anglisht/Gjermanisht |
| Skedë eksperimentale fjalësh shqipe
Këto pesë skeda që fillimisht ishin një, janë nxjerrur dhe filtruar me një program të shkurtër të shkruar në © MS Visual Basic 3.0. Si burim të këtyre fjalëve janë përdorur kryekëput raportet ditore të Qendrës së Informimit të Kosovës nga fillimi i shkurtit e deri nga mesi i marsit 1995. Nga ato raporte janë larguar të gjitha fjalët që fillonin me shkronjë të madhe, me qëllim që të menjanohen emrat e përvetshem. Natyrisht, në skedë, çdo fjale eshte e radhitur vetem nje here... A - deri F G -deri L M, R dhe S N - deri Q T - deri Z | |
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Edhe K O S O V A është E U R O P Ë !!!.
Kuvendi i Kosoves. - Faqja e Kuvendit të Kosovës
Qeveria e Kosoves. - Qeveria e Kosovës
Web faqja zyrtare e Kuvendeve Komunale të Kosoves
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Gazeta Nderkombetare
NewsWeek Time Washington Times Washington Post New York Times Wall Street Journal Corrierre della Sera
Die Welt
Der Spiegel
General-Anzeiger
taz - die Tageszeitung
Südkurier
Standard, Der - Austri
Albanien Daily News
Per me teper kerkoni ne:
medienspiegel.com -
Te gjitha Mediat ne nje Klik - alle Medien auf einen Click
Metagrid - Suchmaschine für Zeitungen & Magazine
Paperball - Zeitungsartikel-Suchseite
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
(C) by baimosi 2005 - 2015
Te nderuar vizitore !
Duke ju deshiruar mireseardhje ne Web faqen tone te re,
e ndjejme te nevojshme te ju informojme
se ajo eshte ende ne perpunim e siper.
Besojme se se shpejti do te perfundojne punet
dhe ju do ta keni mundesine per qasje te plote ne Web faqen e re te
Sh.K.Sh. "DARDANIA" Ravensburg
Llogarisim ne mirekuptimin tuaj !
Me nderime: Stafi realizues.
| |